
Muzeu Britanik shndërrohet në një sallë luksi, një natë rozë për 2000 paund
20/10 21:16
Të performosh së bashku me motrën është një sukses më vete, por kjo që ka ndodhur në Indio të Kalifornisë është thjesht gazmore.
Superylli amerikan Beyonce është rikthyer në skenën e Festivalit “Coachella” të shtunën e kaluar, pas performancës së paharrueshme të rikthimit të grupit Destiny’s Child.
Beyonce, këtë herë zgjodhi të shfaqej në krah të motrës së saj më të vogël, Solange Knowles.
E teksa performonin, Beyonce u përpoq të përqafonte të motrën, por diçka nuk shkoi siç duhej dhe të dyja ato përfunduan të rrëzuara mbi skenë.
Shfaqja vijoi pa probleme, gjithsesi, me dy motrat që u dukën hapur të argëtuara nga kjo gjë e paprogramuar që u ndodhi.
Top Channel