
24/05 15:52
Enis Bardhi, futbollisti me origjinë shqiptare, por që luan me Maqedoninë, i ka shënuar dy gola Bilbaos në transfertë për dy minuta.
Levante është duke fituar 1-2 pas mbylljes së 45 minuta të parë edhe pse u gjend në disavantazh pas golit të Garcias në minutën e 8.
Bardhi gjeti golin e barazimit në minutën e 43, me një goditje të shkëlqyer dënimi nga një kënd i prirët, ndërsa vetëm 2 minuta më pas e ktheu në 1-2 rezultatin, me një tjetër perlë, thuajse identik me golin e parë.
Ndërkohë, Armando Sadiku ka mbetur sërish në stol në këtë takim për skuadrën e Levantes.
Top Channel