Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Presidenti Bashar al Assad korri një sukses madhor këtë muaj duke marrë nën kontroll Gutën, enklava më e madhe e rebelëve në lindje të Damaskut, duke i vendosur trupat e tij në pozitën më të fortë që nga fillimi i luftës 7 vjet më parë.
Qeveria siriane ka avancuar të enjten përpjekjet e saj për të rikuperuar bastionet e fundit të opozitës, me rebelët që po bëhen gati të tërhiqen.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kryen sulme ajrore të shtunën e kaluar ndaj tre objektivave sirianë, në shenjë reagimi ndaj përdorimit të armëve kimike. Por sulmet në fjalë, mjaft të kufizuara, nuk kanë pasur asnjë ndikim në frontet e betejës, ku trupat qeveritare po konsolidojnë ofensivën e tyre.
Që atëherë, shteti sirian, i mbështetur nga aleatët kyç Rusia dhe Irani, është fokusuar në rimarrjen e katër enklavave të mbetura. Ndërkohë, në një reagim të enjten Departamenti i Shtetit në Uashington akuzoi regjimin e Assad dhe palën ruse se po përpiqen të pastrojnë zonën ku u përdorën armët kimike, përpara se të mbërrijnë inspektorët ndërkombëtarë që do të bëjnë ekzaminimet.
Top Channel