Azilkërkuesit, 538 mijë kanë marrë statusin e mbrojtjes në BE

20/04/2018 10:08

Vendet anëtare të BE, por edhe Norvegjia, Islanda dhe Zvicra i kanë dhënë statusin e mbrojtur 538 mijë azilkërkuesve në 2017.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 24 mijë refugjatë të tjerë janë shpërndarë në rajon, vitin e shkuar…Shifrat e azilkërkuesve, vitin e kaluar, tregonin një rënie prej 25 për qindësh krahasuar me 2016,

Kur 710 mijë azilkërkues kërkuan mbrojtje në bllok. Dy forma mbrojtjeje ofrohen bazuar në ligjet e BE; statusi i refugjatit, për njerëz që i largohen përndjekjes, dhe mbrojtja suplementare, për ata që përballen me probleme serioze nëse kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe që nuk mund të kualifikohen si refugjatë.

Por, mbrojtja mund të jepet edhe për arsye humanitare, si për shembull shëndet i keq apo nëse personi është një minoren i pashoqëruar. Rreth një e treta e këtyre azilkërkuesve në Europë kanë ardhur nga Siria, pasuar nga shtetasit afganë me 19 për qind dhe ata irakianë, 12 për qind. Deri më tani, Gjermania është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në 2017, 60.5 për qind, ndjekur nga Franca me 7.5 për qind dhe Italia 6.5 për qind. Në anën tjetër të renditjes është Lihtenshtejni, që ka marrë 0.005 për qind, bashkë me Sllovakinë, 0.011 për qind dhe Estoninë, me 0.018 për qind.

Top Channel