Theri dy fëmijët, shpallet fajtore dadoja 55-vjeçare (Foto)

19/04/2018 01:49

Një dado është shpallur fajtore për therjen e dy fëmijëve të mitur, 6 dhe 2 vjeç, për të cilët paguhej që të përkujdesej.

Yoselyn Ortega kundërshtoi ngjarjen e ndodhur në një apartament luksoz të familjes së fëmijëve, por trupa gjykuese nuk mori për bazë mbrojtjen e saj, duke qenë unanimisht e bindur në fajësinë e 55-vjeçares.

Trupat e përgjakur të, 6-vjeçares Lucia Krim dhe vëllait të saj Leo Krim, vetëm 2 vjeç, u gjetën në vaskë, në tualetin e apartamentit, nga mamaja e tyre, Marina Krim, më 25 Tetor të 2012-ës.

Ajo tha para gjykatës se kishte parë 55-vjeçaren Ortega, duke goditur veten pas qafe, në tentativë për të vrarë veten, ndërsa hetuesit thanë se dadoja ishte e pakënaqur, pasi mendonte se ngarkohej më shumë se duhet me punë në atë familje.

Trupa gjykuese dëgjoi se si dadoja 55-vjeçare kishte therur 2-vjeçarin nga qafa, me qëllim që ai të mos tentonte të mbrohej, ashtu siç kishte bërë e motra e tij, 6 vjeçe.

Pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës, se dadoja nuk është e aftë mendërisht për të qenë e përgjegjshme për veprimet e saj, gjykata konstatoi se veprimi mizor është bërë me vetëdije të plotë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA