Të jetosh në Rusi nuk është edhe aq keq. Histori të padëgjuara më parë (Foto)

18/04/2018 18:42

Rusia, vendi me shtrirjen më të madhe gjeografike në botë dhe me mbulimin e plot 11 zonave të ndryshme orare, me një histori të pabesueshme, kulturë tejet të pasur dhe vende piktoreske, është me të vërtetë një vend i mahnitshëm dhe “shtëpia” e pijes më të famshme alkoolike në botë, Vodkës.

Por, ka edhe një anë tjetër të Rusisë, që është e mbushur plot e përplot me sekrete. Më poshtë po ju zbulojmë disa prej gjërave më interesante në lidhje me këtë vend, që është më i madh edhe sesa vet Plutoni, planet xhuxh dikur i konsideruar si planeti i nëntë i sistemit diellor.

FOTO GALERI
14/44
Dhoma e famshme prej qelibari - Fillimisht e ndërtuar në Prusi, dhoma me famë botërore e dekoruar me panele qelibari, e me gjethe në gjyrë ari, u zhvendos në Pallatin “Catherine” në periferisë së Shën Pjetërburgut, Tsarskoye Selo. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u çmontua për t’u dërguar në Konigsberg të Gjermanisë, për t’u rindërtuar. Ajo që doli si rezultat u montua sërish në Pallatin “Catherine” e qëndroi aty nga viti 1979 deri në 2003-shin. Dhoma origjinale ishte mbi 55 metra katrorë dhe përmbante 6 tonë qelibar. Vendndodhja e saktë e kësaj dhome mbeti mister për shumë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA