Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një argjendari është grabitur pasditen e së mërkurës në Durrës. Ngjarja ndodhi fare pranë qendrës, në bulevardin ”Dyrrah”.
Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në agjendari dhe duke kanosur shitësen kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish të florinjta me një vlerë të konsiderueshme monetare, ende të padeklaruar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, pas marrjes së dëshmisë së shitëses dhe sekuestrimit të pamjeve te kamerave të sigurisë në objektin e grabitur dhe bizneset përreth.
Vetëm pak ditë më parë një i ri tentoi të grabiste një filial banke të nivelit të dytë në Durrës, po ndërhyrja e shpejtë e policisë çoi në prangosjen e autorit të dyshuar.
Top Channel