Drejtori i CIA-s, takime të fshehta në Korenë e Veriut

18/04/2018 08:59

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në Penian për një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, sipas njoftimeve në mediet e huaja.

Takimi, që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit të vendit të izoluar komunist, u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve, pohojnë disa zyrtarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Pompeo, i nominuari i Trumpit për postin e Sekretarit të Shtetit, nuk mori me vete në këtë udhëtim asnjë zyrtar të Shtëpisë së Bardhe apo DASH-it. Ai zgjodhi të shoqërohej vetëm nga punonjës të shërbimeve sekrete.

Presidenca amerikane refuzoi të komentonte mbi vizitën, e cila u zhvillua rreth datës 1 prill dhe u raportua më së pari nga “Ëashington Post”.

Gazeta prestigjioze njoftoi se kreu i CIA-s shkoi në Penian si i dërguar i Trumpit për të hedhur themelet e bisedimeve të drejtpërdrejta mes tij dhe Kim Jong-unit, lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Më herët, Donald Trump e kishte lënë të kuptohej se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me vendin, me të cilin për pak sa nuk nisi një konflikt bërthamor. Në një takim të zgjeruar dypalësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se, në përgatitje për samitin “ka pasur kontakte me Penianin në nivele jashtëzakonisht të larta”, pa përmendur sidoqoftë në emër udhëheqësin Kim Jong-un.

Top Channel