25/11 20:42
Imazhet të reja satelitore janë publikuar së fundmi të cilat tregojnë se si sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA zhdukën thuajse krejtësisht qendrën kryesore të armëve kimike në Sirisë, por lanë rrethinat thuajse të paprekura.
Imazhet tregojnë saktësinë me të cilën SHBA, Britania e Madhe dhe Franca lëshuan 76 raketa, të cilat përfunduan pikërisht mbi qendrën e kërkimeve të Barzah në Damaskun verior në orët e para të së shtunës.
Barzah ishte një nga tre qendrat e rëndësishme kimike që u rrafshuan nga veprimi i koordinuar ushtarak kundër regjimit të Bashar al-Asadit.
Top Channel