SHBA nis sulmin me raketa ndaj Sirisë (Foto+Video)

14/04/2018 03:25

Pas paralajmërimit të presidentit Trump, se do të marrë një vendim mbi Sirinë, pritja ka marrë fund tashmë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur ofensivën ndaj Sirisë, para pak minutash.

Në mbështetje të SHBA-ve janë rreshtuar edhe Britania e Madhe me Francën, të cilat po marrin pjesë në këtë ofensivë, ndërsa Theresa May e konfirmoi edhe zyrtarisht praninë e flotës britanike në sulmin ndaj Sirisë.

Vetë presidenti Trump lajmëroi se ka urdhëruar një sulm ajror me goditje preçize, për të mos dëmtuar qytetarët sirianë, ndërsa besohet se kjo do të jetë ofensiva më e madhe e aleatëve, kundër regjimit të Assadit.

“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Britanisë së Madhe, është duke u zhvilluar tani”, deklaroi presidenti Trump para pak minutash.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi SHBA-të akuzuan Sirinë për përdorim të armëve kimike në qytetin e Doumës, ndërsa ende pritet me interes reagimi i Rusisë, që kërcënoi me luftë, nëse sulmohet Siria.

Në përditësim…

FOTO GALERI
2/6

Top Channel