“Punësimi në trend të vazhdueshëm rritës, Banka Botërore konfirmoi ne raportin e fundit se rritja ekonomike në Shqipëri ka stimuluar krijimin e vendeve të reja të punës”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj nga Shkodra ku është Panairi i parë i Punës i organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
“Në 2017-ën, papunësia ka qenë në nivelin më të ulët historik sipas Bankës Botërore”, u shpreh Ahmetaj gjatë fjalës së tij në çeljen e panairit të punësimit në Shkodër.
“Mbi 1200 vende të lira pune janë shpallur në Shkodër dhe Lezhë për janar-mars 2018. Panairi, një platforme efiçente ndërmjetësimi për mbi 40 sipërmarrje dhe punëkërkues të papunë në qark. Vetëm nga këto 40 sipërmarrje në panair, janë mbi 760 vende të lira pune”, tha Ahmetaj, teksa theksoi se do të vijojë puna edhe në zonat e tjera të vendit për promovimin e punësimit.
Top Channel