Turqia jep masën e arrestit për të ekstraduarit nga Kosova

13/04/2018 04:31

Turqia ka dhënë masë e arrestit për 6 shtetasit turq, të ekstraduar pak ditë më parë nga Kosova.

Një gjykatë në Stamboll vendosi masën e paraburgimit, ndërsa prokuroria ngriti ndaj tyre akuzat e “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”.

Shtetasit turq u ekstraduan nga Kosova në një operacion shumë sekret, ku u anashkaluan disa nga institucionet shtetërore, mes tyre edhe kryeministri Haradinaj, që pranoi se nuk kishte dijeni.

Ky rast shkaktoi shumë polemika mes liderit turk Erdogan dhe atij të Kosovës, Haradinaj, që shkëmbyen replika në distancë për këtë rast.

Gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar dënoi ashpër këtë veprim të autoriteteve kosovare dhe bëri thirrje për hetim sa më të shpejtë të situatës.

Top Channel