Ndërhyrja në Siri/ Trump konsultohet me aleatët, Rusia paralajmëron luftë

13/04/2018 00:00

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se shumë shpejt do të ndërmerret një vendim mbi veprimet që do të ndiqen me Sirinë.

Ai u tha gazetarëve se bashkë me ekipin i tij ishin duke e trajtuar shumë seriozisht këtë situatë, pas sulmit me armë kimike në qytetin e Doumës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më vonë se Trump do të bisedojë me udhëheqësit britanikë dhe francezë, të enjten në mbrëmje, ndërsa për të marrë një vendim përfundimtar, ndërsa mendohet se edhe fuqitë perëndimore po përgatiten për sulme.

Rusia, aleati kryesor ushtarak i Sirisë, kundërshton fuqishëm një veprim të tillë të SHBA-ve dhe perëndimit, ndërsa ambasadori rus në Kombet e bashkuara, Nebenzia tha se nuk e përjashton mundësinë e një lufte mes Rusisë dhe SHBA-ve.

Top Channel