E dashura e një shpërndarësi droge ka “tradhtuar” partnerin e saj teksa ka ndihmuar policinë ta arrestojë këtë të fundit duke u mburrur me stilin luksoz të jetës së tyre në rrjetet sociale.

Emily Lock, 22 vjeç nga Uellsi, e cila fitonte më pak se 10 mijë paund duke punuar në supermarket, postonte foto në Instagram me rroba të shtrenjta e këpucë të dizenjuesve të famshëm, si dhe pushime ekstravagante.

Së bashku me të dashurin e saj, trafikantin e kokainës Mark Price, studentja e drejtësisë shfaqte online një stil jetese si ai i “Kim Kardashian”.

Price, 27 vjeç, kishte deklaruar se punonte si ndërtues pavarësisht se mund të përballonte të blinte një Audi RS4.

Ai u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Emily me 15 muaj pasi pranoi përvetësimin e pasurive kriminale.

FOTO GALERI
26/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA