Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport, ku foli për ecurinë pozitive të tij në kampionat, por edhe rizgjimin e të kuqve në këtë fazë mjaft deçizive të sezonit.
“Kemi pasur rivalitet të ashpër si me Skënderbeun, ashtu edhe me Kukësin, por për fat të keq nuk ia kemi dalë të fitojmë. Shpresoj që sezonin tjetër presidenti Demi të bëjë diçka serioze për të çuar skuadrën drejt suksesit, pasi edhe tifozët janë të lodhur nga pritja tashmë. Shpresoj dhe besoj se viti tjetër do të jetë i Partizanit, tha Trashi kur u pyet në “Zona Gol”, pse kjo është kaq e pamundur për Partizanin?
Trashi vlerësoi si të jo të studiuar mirë merkaton e verës, duke shpresuar se presidenti Demi do i bëjë ndryshe gjerat për sezonin e ardhshëm.
“Në fakt ishte një merkato jo shumë e studiuar mirë. Ata erdhën me idenë që të sjellin eksperiencë, por nuk ia dolën të na shërbejnë. Në fillim të kampionatit, presidenti Demi ia la në dorë Moggit, merkaton. Gjithsesi ai nuk e njihte kampionatin shqiptar dhe solli lojtarë të papërshtatshëm për të garuar dhe për të fituar”, tha mesfushori i Partizanit.
Top Channel