Manchester City vijon të jetë i pandalshëm, i jep leksion Liverpool në Anfield
Milani nuk ia doli dot të marrë maksimunin në Mapei Stadium në ndeshjen e javës së 6 të Serie A. Kuqezinjtë u frenuan nga Sassuolo në barazimin 1-1 dhe tashmë e shohin veten në kuotën e 12 pikëve.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me lojën që u ndez në 10 minutat e fundit të saj falë një Milani më agresiv dhe më kërkues, por që nuk solli ndryshim të shifrave. Në 45 minutat e dyta u historitë ndryshuan me Milanin që zhbllokoi rezultatin me Rabiot që u shërbye më së miri nga Luka Modric.
Por avantazhi i kuqezinjve zgjati vetëm 5 minuta pasi Sassuolo barazoi gjithçka me Odenthal. Milani reagoi dhe iu afrua golit të dytë me Chukëueze, por Muric e ndali gjuajtjen e tij.
Në minutat e mbetura të sfidës nuk pati zhvillime të reja me të dyja skuadrat që e mbyllën në paqe mes tyre duke u mjaftuar me vetëm një pikë të fituar secila.
Top Channel