Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të para çerekfinale të Champions League.
Real Madrid udhëheq 1-0 në Torino me golin e Cristiano Ronaldos në minutën e tretë, pas një pasimi të Iscos nga e majta e sulmit madrilen. Juventusi mori drejtimin e lojës në dorë më pas, duke krijuar edhe disa raste të mira për shënim, por Keylor Navas e ruajti portën të paprekur. Gjithsesi, ishte Reali ai që iu afrua golit të dytë, kur Kroos goditi traversën nga jashtë zone.
Ndërkohë, Sevilla dhe Bayern Munchen shënuan nga një gol secili në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Spanjë. Skuadra e Montellës kaloi në avantazh me Sarabian, ndërsa për bavarezët barazoi Navas, i cili dërgoi në portën e tij një krosim të Ribery.
Top Channel