Miqësia përcaktohet nga gjenet

29/03/2018 17:20

Kërkuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se zbuluan një lidhje midis gjeneve dhe zgjedhjeve të miqësisë që bëjmë në moshë të rritur.

Lajmi u botua ditën e sotme në “Journal of Science”. Duke përdorur dy studime të veçuara, u zbulua se një gen që ndikon në alkoolizmin, gjithashtu bën që sjellja të jetë më miqësore dhe e hapur ndaj të tjerëve.

Një tjetër gen, i cili përcakton veprimtaritë metabolike të trupit, ndikon në një sjellje shmangëse dhe më të veçuar.

Ajo që shkencëtarët nuk dinë, është nëse këto lloj sjelljesh interpretohen në ndonjë mënyrë si një mjet mbrojtës i trupit. Lidhja është ende e paqartë.

Njëkohësisht, kërkuesit zbuluan se partnerët shmangnin partnerët që kanë të njëjtat sëmundje dhe kjo gjithashtu lidhet me një refuzim që ka origjinën tek gjenet.

Top Channel