Spanja ‘turpëron’ Argjentinën, Isco merr topin në shtëpi

27/03/2018 23:22

Spanja ka turpëruar Argjentinën në ‘Wanda Metropolitana’, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-1, ndërsa Lionel Messi duhet të ndjehet i lumtur, që nuk ia doli të luante sot.

Pa yllin e Barçës në fushë dhe me disa emra të rinj, skuadra e Sampaolit u shkërmoq në Madrid, ku pavarësisht se luhej një miqësore, rezultati ishte vërtetë i papranueshëm.

Diego Costa zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13′, ndërsa Isco dyfishoi shifrat në të 27-ën. Otamenti ngushtoi shifrat në minutëën e 39 dhe u duk se riktheu Argjentinën në lojë, por kjo ishte thjesht një mirazh.

Në pjesën e dytë, Spanja e Lopeteguit shënoi edhe 4 herë të tjera, dy herë me Iscon që kompletoi tripletën personale dhe më pas me Alcantarën e Aspas.

Kjo ndeshje tregoi edhe njëherë se Argjentina nuk do ta ketë të lehtë të pretendojë titullin kampion në Rusi, ndërsa kualifikimi i vështirë nuk ishte rastësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA