I dashuri 33-vjeçar i modeles dhe aktores së zhdukur shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani, vrau veten me armë zjarri pas një ndjekjeje nga forcat e policisë, ndërsa nga e reja 25-vjeçare nuk ka ende asnjë gjurmë.

Për herë të fundit, Shabani është parë në afërsi të shtëpisë së tij në “Hollywood” më 23 shkurt. Në vazhdën e përpjekjeve të dëshpëruara për gjetjen e saj, familja e vajzës ka ofruar një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të ndihmojë sadopak.

Por, episodi me të dashurin e Adeas, Chris Spotz, e ka shtyrë tani policinë të besojë se modelja mund të mos jetë gjallë dhe të vihet më së shumti në kërkim të trupit.

Spotz, i cili drejtonte një “Toyota Tacoma” të vjedhur, u përpoq t’iu largohej efektivëve gjatë një ndjekjeje të gjatë në Los Angeles, në fundin e së cilës shtiu mbi veten.

Forcat e rendit mendonin se, makina që ngiste Spotz ishte lidhur me një vrasje, detajet e së cilës, përfshirë vendin dhe emrin e viktimës, nuk janë bërë publike.

Policia dyshon se 25-vjeçarja mund të jetë vrarë në një rajon mes “Hollywood”-it dhe Sacramentos. Ndërsa ajo vazhdon verifikimet mbi zhdukjen misterioze të vajzës, e ëma e Adeas ka angazhuar edhe një hetues privat. Miqtë dhe të afërmit e modeles nisën të shqetësohen seriozisht, kur e reja nuk e hapte më telefonin dhe reshti së qeni aktive në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA