Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të luajë ndaj Gjermanisë mbrëmjen e kësaj të marte në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, në kuadër te kualifikueseve për Europianin e ardhshëm. Favoriti nuk diskutohet por suksesi ndaj Azerbajxhanit ka shtuar motivimit te formacioni vendas.

Kosova në duelin me Gjermaninë nuk do të ketë në dispozicion Brojën, Dakun e Kolgecin të lënduar, madje, ky i fundit tashmë është kthyer në skuadrën e tij pasi pësoi një frakturë ndaj Azerbajxhanit.

Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi beson se skuadra e tij do të këtë paraqitje të mirë edhe pse përballë janë Panxerat.
përfaqësuesja e Kosovës për moshat 21 vjec, pas ndeshjes me Gjermaninë ka dy ndeshje të tjera kualifikuese, kundër Irlandës dhe Izraelit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA