Tragjedia e Torovicës, ku humbën jetën 3 persona si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi, është ende e freskët në rrethin e Lezhës.
Banorët kanë frikën e një rasti të përsëritur. Ditë më parë, rruga e Kalasë pësoi sërish rrëshqitje në pjesën e murit mbrojtës. Por, përveç masave paralajmëruese e vendosjes së shiritave dhe tabelave, nga bashkia nuk ka asnjë ndërhyrje.
Dy banesa rrezikohen seriozisht. Aleksandër Prenga, që banon në pjesën e sipërme, apelon ndaj organeve lokale dhe qendrore. Ai ka frikë se, duke qenë se banesa e tij është e palegalizuar, nuk merren masa.
Të rrezikuar janë edhe kalimtarët dhe mjetet që lëvizin në këtë rrugë.
Ndërkohë që për specialistin e Monumenteve, Ded Margjoni, ndërhyrja kërkon specialist.
Top Vhannel kontaktoi me përfaqësuesit e bashkisë dhe prefekturës, të cilët thanë se janë nisur shkresat në Drejtorinë e Emergjencave, ku kërkohet asistencë dhe ndihmë. Deri në një përgjigje të kësaj drejtorie, banorëve u duhet të jetojnë me frikë.
Top Channel