Donnarumma mund t’i bindet Raiolës për largimin nga Milani

22/03/2018 12:29

Verën e kaluar, siç shkruajnë gazetarët Alessandra Gozzini dhe Carlo Laudisa në “Gazzetta dello Sport” këtë të enjte, Milani kishte një ide të qartë e të palëkundur, të mbështetej fort te shërbimet e Donnarummës, ndërsa agjenti i tij Raiola një ide në formë propozimi.

Mosrakordimi bëri që të niste një luftë e ashpër, tashmë e njohur dhe e stërnjohur jo vetëm nga tifozët e Milanit, por edhe sportdashës të tjerë.

Megjithatë, këtë vit duket se rolet kanë ndryshuar dhe janë rikonsideruar. Nga “armiqësi”, shumë shpejt Raiola mund të bëhet një “njeri i brendshëm” në ambientin kuqezi. Motivet dihen. Klubi kuqezi nxitet prej faktit të bilancit, e në rast se nuk sigurohet vendi i katërt që të kualifikon në Champions sezonin e ardhshëm, do të ishin të detyruar të ndërmerrnin hipoteza të ndryshme për të shtuar të ardhurat në arkë, përmes shitjes së ndonjë lojtari.

Motivi i Raiolës është pak a shumë i ngjashëm me “bilancin”, sigurisht duke tentuar përmirësimin teknik të lojtarit të asistuar prej tij: më mirë të jetë titullar në një klub të madh europian që luan në Champions, sesa te një skuadër që nuk e ka të sigurtë nëse do të jetë apo jo në kompeticionin më të lakmuar europian për klube.

Milan u tregua i qartë edhe në një intervistë radiofonike dy ditë më parë. “Kush do të luajë titullar në portën e Milanit vitin e ardhshëm mes Donnarummës dhe Reinës? Shpresoj që Reina!”. Edhe disa “dashakeqësi” ndaj Mirabellit, drejtorit sportiv të kuqezinjve, duket se janë “zhdukur” e jo thjesht për rastësi.

Mes këtyre dy zjarreve është Gigio Donnarumma, edhe ky shumë i tunduar dhe i rraskapitur për gjithçka ka ndodhur nga vera e deri më sot. Kush i qëndron pranë thotë me bindje se dëshira e tij është të qëndrojë te Milani, por ndoshta me një tjetër sinqeritet do të konsideronte çdo gjë që i vihej përpara.

Verën e kaluar palët diskutonin për vendosjen e një klauzole prej 70 mln eurosh, ose 40 mln nëse nuk do të kualifikohej në Champions, ndërsa sot çmimi mund të jetë edhe më i ulët. Mes portierëve në qarkullim, krahas Donnarummës është edhe 25-vjeçari Alisson i Romës, për të cilët kanë shfaqur interes Reali dhe PSG-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA