Dita Botërore e sindromës Dawn, kërkohet më shumë vëmendje nga shteti

21/03/2018 08:10

Wenkli Muzhaqi është tre vjeç, por ai ka lindur me sindromin Dawn.

Që kur ishte 11 muajsh ai ka nisur të kryejë seanca terapie për të nxitur shpejtimin e zhvilimit të tij si fizik dhe mendor. Terapistët thonë që ka pëmirësim të ndjeshëm.

Por në Ditën Botërore të sindromit Dawn, babai i tij, Kujtimi që Wenklin e ka fëmijën e parë, kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për këta fëmijë.

“Të paktën t’i japin mundësi qendrës të vazhdojë ofrimin e shërbimit”, thotë Kujtim Muzhaqi.

Pranë qendrës së Daën Sindrome trajtohen 38 fëmijë, por presidentja e kësaj qendre thotë se tanimë po hasin shumë vështirësi financiare çka vë në dyshim vazhdimësinë e saj. Vetëm para një qeverie Këshili i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen e fondit social.

“Ka ardhur një pikë ku nuk kemi më financime. Të jenë më të shpejtë për ta shoqëruar me vendime këtë VKM për fondin social”, thotë Emanuela Zaimi, Dawn Sindrome.
Në Shqipëri ka gjithsej 656 persona me sindromin Dawn, fëmijë dhe të rritur. Por zonja Zaimi kërkon që të bëhet një studim i mirëfilltë për të përcaktuar numrin e saktë të personave me aftësi të kufizuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA