Duke interpretuar raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Lulzim Basha tha më herët se partneriteti publik-privat ka si qëllim vetëm vjedhjen e parave të shqiptarëve për klientët e Edi Ramës.

Kësaj deklarate të Bashës iu përgjigj ministri i Financave, Arben Ahmetaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Që Lulzim Basha ngatërrohet edhe kur flet për paratë e partisë së tij, këtë e tregoi më së miri numri i shpjegimeve kontradiktore që dha publikisht për financimet ruse të fushatës së tij kundër Shqipërisë nëpër botë! Po që Kryetari i Opozitës ta lexojë publikisht raportin e FMN-së, si një analfabet që nuk ndjek dot as fillin e abetares, kjo shkon përtej Lulzimit si simbol paaftësie individuale e budallallëku politik dhe rëndon qenësisht vetë institucionin e opozitës dhe ky është tanimë një problem i madh shoqëror, jo thjesht një boshllëk i madh politik në shoqëri”, shkruan ministri.

Ahmetaj thotë se raporti njeh qartë arritjet e Shqipërisë.

“Raporti i FMN është shumë serioz për një qenie kaq jo-serioze sa ç’është opozita sot. Në raport janë të qarta arritjet e padiskutueshme dhe sfidat e pamohueshme të ekonomisë së Shqipërisë sot, e cila rritet në mënyrë të qendrueshme dhe nuk ka lidhje as me fjalën “krizë” e as me fjalë të tjera të përdorura rëndom në fletë-rrufetë e përditshme të Partisë Demokratike e të kryetarit të saj”, thotë ndër të tjera Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA