Planet e Donald Trumpit për frenimin e asaj që mediet vendase e përshkuajnë si “epidemi të narkotikëve” në vend, përfshijnë dënimin me vdekje për trafikantët e mëdhenj të drogës, e nisur nga lavdërimet që shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ia ka kursyer shpeshherë Kinës dhe Filipineve për zgjidhjen e problemit me dënimin kapital, kjo lëvizje e tij nuk duket edhe aq e papritur.
“Departamenti i Drejtësisë do të kërkojë dënimin me vdekje të trafikantëve të lëndëve narkotike, kur të konsiderohet e përshtatshme sipas ligjeve në fuqi”, deklaroi Andreë Bremberg, drejtori i Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Politikat e Brendshme.
Plani i shumëpritur i Trumpit do të fokusohet në tri drejtime: Zbatimin e ligjit dhe frenimin e fenomenit, parandalimin e tij, si dhe edukimin përmes një fushate madhore ndërgjegjësimi.
Kongresi miratoi tani vonë një fond prej 6 miliardë dollarësh për luftën kundër opioideve. Të dhënat e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Amerikë tregojnë se, rreth 64 mijë persona kanë ndërruar jetë nga mbidoza gjatë vitit 2016.
Që prej vitit 1999, numri i amerikanëve të vdekur nga mbidoza është katërfishuar. Koncepti i dënimit me vdekje për disa trafikantë droge është diçka, të cilën Trumpi e ka lënë të hapur me kohë, por kjo do të jetë hera e parë që ai bëhet pjesë e një plani zyrtar të administratës.
Top Channel