Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit pas tensioneve me mbështetësit e PS-së Në gjithë vendin mëngjesin e së hënës nisen reshje të forta shiu. Në Durrës, rrugët janë kthyer në lumenj. Kanalizimet pothuajse nuk funksionojnë dhe kjo gjendje përsëritet sa herë në këtë qytet ka reshje.
Bashkia e Durrësit ka bërë shumë projekte në qytet, por asnjë prej tyre nuk ka zgjidhur çështjen e përmbytjeve. Edhe projekti më i fundit i kësaj bashkie, Veliera e famshme është përmbytur aq sa edhe kalimi i mjeteve është bërë i vështirë.
Ndërsa në pjesën e tjera të Durrësit, lumenjtë nëpër rrugë u bënë pengesë edhe për nxënësit të mos shkojnë në shkollë. Mësimi edhe në Universitetin Aleksandër Moisiu është pezulluar. Ndërsa nxënësit e shkollës në Porto Romano, mbetën brenda sepse uji rrethoi shkollën.
Top Channel