Gara në malin Tianmen në Kinë është një sfidë më vete vdekjeprurëse. Por disa pilotë kanë arritur që ta zotërojnë këtë “pistë”, e cila ka jo më pak 99 kthesa të rrezikshme përgjatë 11 kilometrave, e ku në krahun tjetër është humnera mbi 1.2 km.

Një supermakinë Ferrari kishte vendosur në shtator 2016-të kohën rekord prej 10 minuta e 31 sekonda, por ky rekord është zhdukur tërësisht në javët e fundit nga një Range Rover.

Aksi rrugor i Tongtian, i njohur si ‘Rruga e Dragonjve’ për shkak të kthesave të saj gjarpëruese vlerësohet si një nga rrugët më vdekjeprurëse në planet.

Por Ho-Pin Tung, piloti i Panasonic Jaguar në Formula E, me makinën 4×4 ka vendosur një rekord të ri duke e përshkruar atë për 9 minuta e 51 sekonda me një Range Rover Sport SVR.

FOTO GALERI
1/12
Ferrari që vendosi rekordin në 2016-ën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA