Qytetarët e Elbasanit thonë se mëngjesin që shijojnë ata në atë qytet, nuk e krahësojnë me asnjë mëngjes në botë. Bëhët fjalë për simiten me bugaçe, që për të gjithë njerzit që nuk e njohin, duket sikur është një mëngjes “bukë me bukë”.

Zhani Ahmetaj realizon për ne sot një mëngjes të shijshëm. Zonja simpatike nga ky qytet tregon disa sekrete: përgatisim brumin me miell, kripë dhe ujë dhe pasi e kemi lënë disa orë, hapet brumi dhe i vendoset yndyrë (gjalpë).

E ndajmë brumin në kulaçë të vegjël dhe përsëri lihet të qetësohet. Më pas i hapim petët e bugaçes, i lëmë sërish të qetësohen dhe për tu bërë akoma më elastike. Hapi petët sa më hollë, sepse ky ëështë sekreti i bugaçeve të shijshme, yndyra dhe petët e holla.

Pasi i kemi hapur, petët i pjekim në një temperaturë konstante për 3-4 minuta. Pasi i kemi pjekur bugaçet, i kalojmë sërish në gjalpë dhe është gati për tu seërvirur me simite. Simitja me bugaçe bëhet e shijshme sepse gjalpi është gjithmonë i freskët. Duhet provuar patjetër një mëngjes i tillë në Elbasan, “Simite me bugaçe”.
Faleminderit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA