Kryendeshja e Serie A, mes Interit dhe Napolit, përfundoi në barazim pa gola, një rezultat i drejtë për lojën që u zhvillua, por që nuk i shërbeu asnjë skuadre.

Sfida ishte shumë spektakolare, me të dyja skuadrat që kërkuan me ngulm fitoren, por betejën këtë herë duket se e fituan mbrojtjet respektive, që mbyllën çdo tentativë për gol.

Për t’u veçuar ishte një shtyllë e goditur nga Milan Skriniar, pas ekzekutimit të një faulli dhe një goditje shumë e rrezikshme nga distance, e Lorenzo Insiges.

Të dy trajnerët luajtën të gjitha kartat e mundshme për të marrë fitoren, në 20 minutat e fundit të takimit, por

Pas këtij takimi, Napoli dorëzon kreun e renditjes te Juventusi dhe komplikon seriozisht pretendimet për të fituar titullin kampion.

Nga ana tjetër, Interi gjithashtu është momentalisht jashtë zonës Champions dhe duhet të ndryshojë faqe sa më shpejt, për të mos përsëritur një tjetër sezon të dështuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA