Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me një urim për festën e gruas. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta uron të gjitha gratë, ndrysa shkruan se ka ende shumë për t’u bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurt për një Shqipëri europiane dhe të begatë”, shkruan Meta në “Facebook”.
Top Channel