24/05 15:52
“Reali nuk e imagjinon dot se çfarë e pret në Paris”. Kështu kishte deklaruar Unai Emery, trajneri i PSG, në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League, të vlefshme për 1/8.
Por, vetëm 15 minutat e para ishin të vështira për kampionët e Europës në fuqi, të cilët fituan edhe në Francë, duke kaluar kështu në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
1-2 rezultati i ndeshjes, me gola të Cristianos dhe Casemiros për madrilenët, ndërsa për PSG shënoi Cavani.
Në pjesën e dytë, kur ndeshja ishte 1-0 për madrilenët, Marco Verrati u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për protesta, duke lënë PSG me 10 lojtarë e duke i vënë vulën çështjes së kualifikimit.
Top Channel