Rrëshqitja e tokës në fshatin Cerenec i Epërm në Bulqizë ka bllokuar rrugën duke lënë të izoluara 20 shtëpi.

Situata është përkeqësuar prej një muaji me rënien e shirave të dendur. Banorët kërkojnë ndihmë pasi ndihen të rrezikuar.

Sikur të mos mjaftonte dimri i ftohtë banorët thonë se jeta e tyre është vështirësuar dhe çdo ditë duhet më shumë kujdes kur ecin në rrugën e fshatit, sidomos në kohën që fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.

Deri tani thirrjet e tyre për ndihmë tek autoritete nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Top Channel