
22/02 16:36
Gjuetarët e alienëve kanë zbuluar një objekt misterioz me Google Earth, për të cilin janë të bindur se është një anije kozmike e rrënuar.
Objekti i paidentifikuar ndodhet pranë Antarktidës në ishullin e largët të Georgia-s Jugore në Oqeanin Atlantik Jugor, ku jetojnë vetëm 20 njerëz.
Teoricienë të internetit në rrjetin e njohur të alienëve Secureteam10 përdorën hartën satelitore për të zmadhuar “anijen kozmike” pranë Malit Paget.
Ndërkohë që disa besojnë se është një vepër e jashtëtokësorëve, shumë të tjerë thonë se është thjesht një shkëmb i shtyrë nga akullnajat.
Video me pamjet e çuditshme, e publikuar në YouTube këtë të diel, ka marrë më shumë se 150 mijë klikime.
Top Channel