Në të gjithë vendin, për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës së orëve të fundit, disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuara apo të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa janë raportuar probleme në furnizimin me energji elektrike.

Në një pasqyrë të situatës në qarqet kryesore, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se qarku më problematik mbetet ai i Kukësit, ku nga reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë mbetur të izoluar 12 fshatra të Bashkisë Kukës dhe 8 të Bashkisë Tropojë.

Në Qarkun Shkodër mbeten të bllokuara akset Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë, ndërsa ka patur probleme edhe në furnizimin me energji elektrike.

Në Qarkun Dibër mbetet i bllokuar nga dëbora vetëm fshati Xibër në Bashkinë Klos.

Në Lezhë, disa akse rrugore mbeten të bllokuara, ndërsa janë shënuar edhe dëme në infrastrukturë, ku ura që lidh fshatin Mabe me Barbullushin është shembur.

Probleme në infrastrukturë janë shënuar edhe në Qarkun e Elbasanit, në fshatin Cerrujë, ku ka patur rrëshqitje masive toke që rrezikojnë disa banesa. Ndërsa nga dëbora vijojnë te jenë të izoluara rreth 500 familje.

Në Korçë, të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA