Vrasja në Michigan, arrestohet autori që qëlloi për vdekje prindërit

03/03/2018 10:15

Policia ka arrestuar një student 19-vjeçar në Central Michigan University, i cili të premten vrau prindërit që kishin shkuar ta merrnin për “pushimet e pranverës”.

Autoritetet kishin shpërndarë një foto të të riut, James Eric Davis Jr. me origjinë nga Illinois, duke u kërkuar ndihmë qytetarëve.

James Eric Davis Jr. është arrestuar pa incidente. Studenti është parë në një tren pak pas mesnatës. Kanë qenë mbi 100 agjentë policie, të cilët kanë kërkuar në zonat përreth universitetit.

Policia mendon se shkaku është një grindje me prindërit, dhe dhe rreth një orë më parë ai kishte dalë nga MidMichigan Medical Center ku ndoshta kishte përfunduar për overdozë droge. I ati ishte agjent policie.

Top Channel