I ftohti siberian, i cilësuar ndryshe si “Bisha nga Lindja”, ka mbërthyer edhe Amsterdamin.

Por pavarësisht temperaturave të ulëta dhe ngricave, familjet holandeze kanë vendosur t’i shijojnë të mirat motit të keq.

Dhjetra gra, burra, e fëmijë vendosën të bënin patinazh në kanalet e ngrira të qytetit këtë të premte, teksa termometri shënoi -1 gradë Celcius.

Ndërkohë, një patinator pranë Oostzaan në veri të Amsterdamit, gjeti këtë të enjte një zog të ngrirë në akull, kur temperaturat në rajon arritën minus 8 gradë Celcius.

Për të lehtësuar zhvillimin e akullit, autoritetet përkatëse ndaluan varkat në disa nga kanalet e qytetit dhe mbyllën portat përkatëse.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel