Edhe pse në këtë sezon ai është futbollisti më i mirë që Antonio Conte ka në skuadrën e tij, braziliani Willian mund të largohet në fund të sezonit.

Mediat britanike shkruajnë se raporti mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit italian nuk është në kushte të mira dhe kjo vjen e trashëguar nga sezoni i shkuar, kur sulmuesi i krahut nuk gjente hapësira.

Conte është justifikuar me formën dhe se forma që ka në këtë sezon i lejon më shumë minuta. Por, braziliani që më parë ka luajtur me Shakhtar duket se është gati për një eksperiencë të re. Skuadra e parë që përflitet është Milani, me të cilët kanë nisur kontaktet e para. Menaxheri i futbollistit është kontaktuar nga kuqezinjtë që janë të interesuar për 29-vjeçarin. Willian është një prej të preferuarve edhe nga Jose Mourinho, pavarësisht se për momentin portugezi e ka të fryrë organikën në repartin e sulmit.

Vetë futbollisti nuk është shprehur për të ardhmen, ndërsa është nën kontratë edhe për 2 sezone te Chelsea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA