Dy oficerë policie janë përlotur teksa kanë kujtuar momentet e ndërhyrjes heroike në shkollën e Floridës, ku një person i armatosur po hapte zjarr.

Gjatë një konference lokale për shtyp, oficerët e Departamentit të Policisë Coral Springs, Chris Crawford dhe Jeff Heinrich treguan se si rendën pas personit të armatosur, ndërsa 4 sherifë të zonës, ishin frikësuar dhe qëndruan jashtë rrethimit të shkollës.

“Incidenti ishte aq i keq, sa as 10 herë po të provoni, nuk mund ta imagjinoni. Unë kam një fëmijë 2-vjeçar dhe nuk dua ta dërgoj atë në shkollë”, rrëfeu mes lotësh oficeri Crawford.

“Falë zotit, gruaja dhe djali im ishin në anën tjetër të godinës së shkollës dhe u evakuuan pasi dëgjuan alarmin”, u shpreh oficeri tjetër, Heinrich.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA