Femra mes lëkurës, ëndrrës amerikane dhe romanticizmit

24/02/2018 10:53

Sfilatat e Milano Moda Donna, me koleksionet e vjeshtë-dimër 2018-2019 protagonistë të ditës së tretë në sfilatë kishte Tod’s, Bluemarine dhe Marras.

Në plan të parë është një femër e vendosur, por dhe romantike, plot personalitet dhe në versionin e saj më joshës.

Bluemarine sjell stilin e lehtë dhe sensual që gjithmonë karakterizohet nga kjo markë, por e interpreton në një dritë të re, në mësim të një tjetër vetëdijeje dhe force të re.

Ndërsa Tod’s e transformon femrën në kozmopolite, që kur niset për udhëtime merr me vete dhe qenin.

Ndërsa Marras, ku sfiluan së bashku modelet femra dhe meshkuj, sjell një koleksion që mishëron ëndrrën amerikane, si një alegori e migracionit të kohëve tona.

FOTO GALERI
7/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA