Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla Gati 40 persona gjetën vdekjen mes flakëve që përfshinë një spital në Korenë e Jugut, fatkeqësia më e madhe e këtij lloji që trondet vendin prej thuajse një dekade. Plot 70 persona të tjerë mbetën të lënduar.
Në momentin e rënies së zjarrit, në godinë ndodheshin rreth 200 pacientë. Bilanci i vdekjeve rrezikon të rëndohet edhe më shumë, sepse disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën.
Zjarrfikësit i thanë agjencisë së lajmeve “Yonhap” se, pjesa dërrmuese e viktimave duket të jetë asfiksuar nga tymi. Në mesin e tyre ka dhe pjesëtarë të stafit spitalor, përfshirë një mjek dhe një infermiere.
Autoritetet nisën menjëherë hetimet, por deri tani nuk kanë asnjë të dhënë mbi shkaqet e flakëve. Kompleksi, sipas medieve lokale, nuk kishte sistem kundër zjarrit, por ishte në procesin e instalimit të tij në pjesën e Infermierisë.
Ligji i ri pritet ta bëjë të detyrueshme vendosjen e një sistemi të tillë në spitalet private. Flakët nisën në 7:30 me orën lokale dhe u deshën rreth 3 orë që ato të viheshin nën kontroll.
Presidenti Moon Jae-in thirri menjëherë një mbledhje urgjente me pjesëtarë të ekzekutivit, por edhe përfaqësues të opozitës, për të diskutuar mënyrat e menaxhimit të situatave të tilla me zjarret.
Top Channel