Neymar, i gatshëm të ulë rrogën për Realin

24/01/2018 17:52

Neymar dëshiron që të luajë te Reali i Madridit dhe sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ylli i PSG kërkon ta bëjë diçka të tillë që këtë verë.

Sulmuesi brazilian e ka marrë vendimin dhe nuk ka më kthim mbrapa. Dëshira për të luajtur me Realin madje ka bërë që Neymar të pranojë të fitojë më pak nga kontrata e tij me madrilenët. Aktualisht, Neymar fiton 38 milionë euro në sezon dhe është futbollisti i dytë më i paguar në botë, pas Messit (50 milionë euro).

Te Reali, futbollisti që fiton më shumë është Cristiano, me 21 milionë euro në sezon. Pas tij vijnë Sergio Ramos dhe Gareth Bale, me 11 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, Reali pretendon që të paguajë 250 milionë euro për Neymar, ndërkohë që mund të fusë në këtë operacion edhe vetë Cristiano Ronaldon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA