Italia ngre alarmin/ 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundjet e zyrës”

24/01/2018 08:53

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka dhënë ditën e djeshme disa statistika që sipas ‘TgCom’ janë alarmuese sa i takon shëndetit publik.

Të dhënat tregojnë se gjatë tre viteve të fundit, në shtetin fqinj, 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundje” që lidhen me ambientin e punës dhe mënyrën se si sot punohet.

Pjesa më e madhe e punonjësve të anketuar vuajnë nga dhimbja e shpinës dhe dhimbja e kokës. Kështu:
8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundjet e zyrës”
– Dhimbje shpine 61% e punonjësve
– Dhimbje koke 55% e punonjësve
– Probleme me tensionin 49% e punonjësve
– Probleme me shikimin 49% e punonjësve
– Dhimbje qafe 47% e punonjësve
– Dhimbje kyçi apo krahu 31% e punonjësve

Nga po i njëjti studim, i publikuar në “TgCom”, pjesa më e madhe e këtyre punonjësve (97%) kanë treguar se qëndrojnë gjatë ulur, pa lëvizur, ndërsa 85% kryqëzojnë këmbët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA