“Armatë” të dëmtuarish te Chelsea

21/01/2018 13:06

Mbrojtja e tiullit kampion për Chelsea u duk një utopi që në startin e sezonit, por me dëmtimet dhe merkaton e varfër, trajneri Antonio Conte do ta ketë të vështirë edhe të sigurojë një vend në elitën e kontinentit sezonin që vjen.

“Blutë” e Londrës po përballen me konkurrencë të fortë për një vend në Champions dhe dëmtimet nuk ndihmojnë aspak. Portieri Courtois është i fundit që i bashkohet një “armate” të tërë në infermierinë e formacionit londinez. Mbrojtësi ekstrem i Chelsea nuk u grumbullua për ndeshjen e fituar kundër Brighton dhe është në dyshim serioz për të luajtur në ndeshjen gjysmëfinale të kupës, në derbin ndaj Arsenalit të mërkurën.

Opsionet e Contes për t’u përballur me rivalët e qytetit janë vërtet të limituara, nëse llogariten edhe mungesat e dy sulmuesve kryesorë, Alvaro Morata dhe Pedro, për shkak të pezullimeve.

Courtois do të tentojë rekuperimin, por nga stafi mjekësor bëjnë thirrje për kujdes. Të dëmtuar të tjerë janë mbrojtësi Gary Cahill, si dhe mesfushorët Cesc Fabregas dhe Danny Drinkwater.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA