24/11 18:41
Pas deklaratës së Donald Lu, dhe reagimit të kryeministrit, Edi Rama, Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përmes kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.
Vasili ka sjellë në mendje Komisionin e Venecias, që sipas tij ka folur qartë në shqip dhe në anglisht për çështjen e kryeprokurorit.
“Komisioni i Venecias ka kërkuar 1.Konsensus 2.Përjashtimin e emërimeve tërësisht politike. Çfarë kërkon Komisioni i Venecias kërkon edhe opozita sot. Kush “harron” qëllimisht Komisionin e Venecias dhe bëhet bashkëautor i një faji të rëndë kushtetues,shkatërron përfundimisht reformën në drejtësi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet”, shprehet Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit:
Top Channel