Bisedimet me Veriun, Seuli: Jemi me sytë hapur

18/01/2018 12:12

Koreja e Jugut tha se do të vazhdojë bisedimet në nivel të lartë më fqinjët veriorë “me sytë hapur”, ndërsa shtohen paralajmërimet nga çdo cep i globit se Peniani mund të jetë duke u përpjekur të fitojë kohë për programin e tij të armëve bërthamore.

Zyrtarë koreano-jugorë thanë se do të përpiqen të marrin maksimumin nga bisedimet, edhe duke qenë të ndërgjegjshëm se Koreja e Veriut mund të ketë një axhendë të fshehtë pas tyre.

Më herët, dy Koretë ranë dakord që të marshojnë nën flamurin e Koresë së bashkuar në Lojërat Olimpike Dimërore, ku Koreja e Veriut do të dërgojë delegacionin e saj.

Por shumë figura botërore dhe ekspertë paralajmërojnë se Koreja e Veriut, e gjendur nën presionin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar, mbase sajoi çështjen e bisedimeve pikërisht për të lehtësuar disi tensionin dhe për të vazhduar programin e saj në heshtje.

Duket se kësaj i druhen edhe Shtetet e Bashkuara me aleatët, që thanë se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Penianin, pavarësisht bisedimeve, derisa të ketë hapa konkretë përpara.

Nga Seuli thonë se, më mirë se ata nuk i njeh akush strategjitë e Koresë së Veriut, por kjo s’do të thotë se mundësia e krijuar nuk do të shfrytëzohet maksimalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA