PD e LSI e nisin sesionin e ri të Parlamentit duke depozituar amendamente kushtetuese dhe ligjore për të rregulluar atë që e quajnë situatë antikushtetuetshmërie me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.
Ndërsa ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në thelb opozita kërkon që kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku të shkarkohet dhe të nisë procedura e zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm sipas këtyre amendamenteve.
Këshilli aktual i Prokurorisë do të kryente funksionet e Prokurorit të Përkohshëm me vendime kolegjiale, ndërsa aplikimet për Kryeprokuror të Përkohshëm mblidhen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Kuvendi.
Në finale duhet të jetë një kryprokuror me 3 të 5 dhe që të ketë kaluar me sukses vettingun. Që vetting të kryhet opozita propozon që lista e 5 më të mirëve që do të rendiste Gjykata Kushtetese të verifikohet me prioriet nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit brenda 30 ditëve.
Më pas nëse nga kjo listë nuk cakton dot një kryeprokuror të përkohshëm me 84 vota, do të konsiderohet i zgjedhur ai që Gjykata Kushtetuese ka renditur të parin.
Top Channel