
27/02 12:10
Disa foto të pabesueshme janë shkrepur në Masai Mara të Kenias.
Fotografi Paul Goldstein ka kapur momentin kur një gatopard po qëndron shumë i qetë, pavarësisht se ka tërhequr vëmendjen e një grupi gjirafash.
“Dukej që gatopardi ishte i uritur, por në të njëjtën kohë edhe dembel. Pasi e kuptoi që e pikasën, vendosi që të shtrihej e të ngrohej në diell pranë atyre që duhet të ishin preja e tij”, tha fotografi për “Daily Mail”.
“Gjirafat u grumbulluan dhe nuk ia hiqnin sytë grabitqarit indiferent. E dinin që nuk ishin në rrezik, por gjirafat duan gjithmonë që ta kenë para syve një gatopard”, shtoi Goldstein.
Top Channel