Shoqatat Rajonale, FSHF-Nuk janë entitete fantazmë

13/01/2018 13:38

Fushata zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit këtë vit është më e ashpër se kurrë. Së fundmi në media janë shfaqur kontestime të forta në lidhje me ekzistencën e 8 shoqatave rajonale, të cilat rezultojnë se nuk janë të regjistruara në gjykatë.

FSHF reagoi duke bërë të ditur qëndrimin zyrtar të saj  në lidhje më këtë histori. “Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë të cilët në bazë të statutit mund të jenë Klube Futbolli ose subjekte, të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike”, thuhet në deklaratën e FSHF.

Më tej theksohet se këto entitete nuk janë “fantazmë”, por kanë mbi 20 vjet që ushtrojnë aktivitet dhe përfaqësojnë realisht pjesën më të madhe të futbollit të luajtur, që është ai amator. Ato organizojnë aktivitete në rang qarqesh dhe madje kanë edhe ekipe përfaqësuese që ndeshen midis tyre. Shoqatat Rajonale kanë në krye figura të nderuara të futbollit shqiptar, integriteti i të cilëve nuk mund të vihet në dyshim për interesa momentale”, thuhet në deklaratë.

Në këto asamble është përcaktuar lista e plotë e anëtarëve, që nuk është kontestuar në asnjë moment. Sipas FSHF problematika e ngritur për këto shoqata ka më tepër efekt publiciteti dhe nuk ndikon në mbarëvajtjen e FSHF.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA