Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, Juncker: Nuk ndodh gjatë mandatit tim

11/01/2018 11:52

“Vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë një perspektivë anëtarësimi në BE”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë dhënë “Deutsche Welle”, ku u kujdes njëkohësisht të tregonte se kjo nuk do të ndodhë përsa kohe ai të jetë president i Komisionit Europian.

Tani duhet të vihen piketat”, deklaroi zyrtari i larte europian, e këto vende duhet të kryejnë sa më parë reformat e nevojshme.

Mandati i Juncker përfundon tetorin e vitit 2019. Sinjalet që mbërrijnë nga Brukseli përmes figurave të ndryshme të larta të bllokut, tregojnë se ekziston një mbështetje e gjerë për shpejtimin e ritmit të pranimit, por në të njëjtën kohë, i mëshohet fort idesë së realizimit të reformave.

Në një letër të përbashkët të 12 shteteve të bllokut, të siguruar nga “Koha Ditore” lidhur me zgjerimin ndaj rajonit dhe një kontribut të përbashkët nga Suedia dhe Finlanda, kërkohet që t’i vihet në ndihmë vendeve ballkanike në rrugën e tyre drejt BE-së, ama insistohet në të njëjtën kohë që të mos u bëhen lëshime përsa i takon kushteve.

Juncker vetë e sheh si pozitiv faktin që Sofja e ka kthyer Ballkanin Perëndimor në njërën prej pikërëndesave të Presidencës së saj. Bullgaria, sipas tij, është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, e gjuhët e tij dhe ka pasur edhe vetë një proces të suksesshëm aderimi dhe sipas tij, qeveria bullgare ka hedhur disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të rajonit Perëndimor në Sofje në 17 maj do të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA